Dita e Vizitorëve të Shquar në Babaj të Bokës, në “Defender Europe 25

03.06.2025

Sot, Poligoni i Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë, është nikoqir i Ditës së Vizitorëve të Shquar, një ngjarje kjo në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe 25”.

Dita e Vizitorëve të Shquar në Babaj të Bokës, në “Defender Europe 25 Foto: Ilustrim

Kjo ditë e veçantë është e hapur pëpërfaqësuesit e mediave dhe do të ketë në mesin e të pranishmëve drejtues të lartë të institucioneve shtetërore, si dhe përfaqësues nga vendet e NATO-s dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe shteteve pjesëmarrëse në këtë ushtrim të përbashkët.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë kësaj dite, “Forca e Sigurisë së Kosovës me këtë rast, përmes skenarëve do të shfaq gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”.

“Defender 25” është një ushtrim madhor i udhëhequr nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe konsiderohet si stërvitja më e madhe e këtij lloji që zhvillohet në Evropë, duke angazhuar mbi 25 mijë trupa nga SHBA-ja dhe vendet partnere.

Pjesa e ushtrimit që po zhvillohet në Kosovë ka nisur që më 25 maj. Kosova, përveç rolit të mikpritësit, merr pjesë aktive në këtë stërvitje me rreth 1 mijë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke demonstruar kështu angazhimin e saj për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin me aleatët.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More