Diplomon kontingjenti i ri i specialistëve të FSK-së, të gatshëm për operacione ushtarake jashtë vendit

19.03.2022

Përkrah kolegëve nga vende të ndryshme të Botës, Toger Valdet Halimi, Rreshter shtabor Sabri Osmani, Rreshter shtabor Burim Haxhijaj dhe Rreshter shtabor Vedat Shatri, kanë diplomuar me sukses në Kursin për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes (MPSO), në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë, Përgjatë një muaji, ushtarakët e Kosovës kanë mësuar […]

Diplomon kontingjenti i ri i specialistëve të FSK-së, të gatshëm për operacione ushtarake jashtë vendit Foto: Ilustrim

Përkrah kolegëve nga vende të ndryshme të Botës, Toger Valdet Halimi, Rreshter shtabor Sabri Osmani, Rreshter shtabor Burim Haxhijaj dhe Rreshter shtabor Vedat Shatri, kanë diplomuar me sukses në Kursin për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes (MPSO), në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë,

Përgjatë një muaji, ushtarakët e Kosovës kanë mësuar mbi teknikat dhe procedurat më të avancuara që aplikohen gjatë operacioneve të ngjashme, nga instruktorët britanik me cilësi të lartë dhe me një përvojë të pasur operacionale nga teatrot kryesore të konflikteve.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur gatishmërinë e ushtarakëve tanë për të dhënë kontributin efektiv, në operacione shumëkombëshe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë.

“Së bashku me partnerët tanë vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar ministri Mehaj.