BQK: Vlera e kredive ka arritur në 4.95 miliardë

26.03.2024

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar vlerat e kredive të reja për muajin shkurt, të cilat kanë arritur në vlerën 172.20 milionë euro, ndërkaq e depozitave 78.70 milionë euro.

BQK: Vlera e kredive ka arritur në 4.95 miliardë Foto: Ilustrim

“Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.95 miliardë euro me një rritje prej 60.40 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.00 miliardë euro. Sipas raportit, kapitali i bankave komerciale për këtë muaj ishte 894.10 milionë euro”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Bëhet e ditur se 7 miliardë e 400 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e këtyre institucioneve jashtë vendit kanë arritur në 1.20 miliard euro.

BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 172.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 78.70 milionë euro.

“Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.89%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.34% ku në muajin paraprak ka qenë 6.38%. Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 82.40%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.50%”, vazhdon njoftimi.