BE-ja ua pranon Kosovës certifikatat e vaksinimit dhe testet ndaj COVID-19

30.06.2022

Kur pandemia e Covid-19 thuajse ka mbaruar, Bashkimi Evropian ka vendosur të bëjë një lëshim për Kosovën. Certifikatat e vaksinimit dhe testimet ndaj COVID-19 të qytetarëve të Kosovës nga sot do të pranohen nga Bashkimi Evropian. “Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga […]

BE-ja ua pranon Kosovës certifikatat e vaksinimit dhe testet ndaj COVID-19 Foto: Certifikata e vaksinimit / Çlirim Gashi

Kur pandemia e Covid-19 thuajse ka mbaruar, Bashkimi Evropian ka vendosur të bëjë një lëshim për Kosovën.

Certifikatat e vaksinimit dhe testimet ndaj COVID-19 të qytetarëve të Kosovës nga sot do të pranohen nga Bashkimi Evropian.

“Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga Kosova”, kështu njoftoi zyra e BE-ë në Prishtinë.

“Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit”, shkruan në njoftim.

“BE-ja ka financuar zhvillimin e tyre”, njofton zyra e BE-së.

Aktualisht numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë mbetet i ulët, por ditëve të fundit, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, ka rritje të rasteve.