Parlamenti Evropian i bën thirrje Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën për të avancuar drejt BE-së

12.07.2026

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, duke theksuar se rruga e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga zbatimi i reformave demokratike dhe forcimi i sundimit të ligjit.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Parlamenti Evropian thekson se Serbia duhet të dëshmojë angazhim të sinqertë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.

“Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Për zgjidhjen e krizës politike nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratë.

Mesazhi vjen në një kohë kur procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet një nga kushtet kyçe për avancimin e të dyja vendeve në rrugën e integrimit evropian.