Bashkatdhetarët drejt vendlindjes, pritje deri 80 minuta për të hyrë në Kosovë

17.07.2021

Rritja e fluksit të bashkatdhetarëve që kanë mësyrë Kosovën për pushime, ka rritur edhe pritjet në vendkalimet kufitare të shtetit tonë me vendet fqinje. Pritjet më të gjata janë në pikë kalimin kufitar në Merdarë. Fluksi i ardhjes së mërgimtarëve vazhdon të jetë i madh edhe në këtë ditë vikendi. Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë nga […]

Bashkatdhetarët drejt vendlindjes, pritje deri 80 minuta për të hyrë në Kosovë Foto: Ilustrim

Rritja e fluksit të bashkatdhetarëve që kanë mësyrë Kosovën për pushime, ka rritur edhe pritjet në vendkalimet kufitare të shtetit tonë me vendet fqinje. Pritjet më të gjata janë në pikë kalimin kufitar në Merdarë.

Fluksi i ardhjes së mërgimtarëve vazhdon të jetë i madh edhe në këtë ditë vikendi.

Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa pritjet në disa pika kufitare nuk janë të mëdha, por në disa prej tyre pritja është goxha e gjatë.

Qendra kombëtare për menaxhimin kufitar, në përditësimin e fundit (20:04), njofton se pritjet më të mëdha janë në pikëkalimin kufitar në Merdarë (60 minuta) dhe te Dheu i Bardhë (80 minuta).

Pritje relativisht e gjatë është në pikëkalimin kufitar në Jarinje, rreth 15-20 minuta, po ashtu edhe në Vërmicë, rreth 10-15 minuta.

Në pikëkalimet kufitare ku pritja është më e gjatë, janë krijuar kolona më të gjata, ndërsa në pikëkalimet tjera, pritja është deri në pesë minuta.

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Glloboqicë03-0503-050000
Stançiq03-0503-050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-050000
Bërnjak03-0503-050000
Vërmicë10-1503-057050
Hani i Elezit05-1010-150050
Jarinje15-2010-157050
Mutivodë03-0503-050000
Muçibabë3005-1020000
Dheu i Bardhë8003-0535000
Merdarë6003-0520000