Azemi: Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës mund të mbajnë grevë nëse nuk u rriten pagat

24.06.2024

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nga e marta mund të ketë grevë  të punëtorëve teknikë të Kuvendi të Kosovës.

Azemi: Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës mund të mbajnë grevë nëse nuk u rriten pagat Foto: Ilustrim

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se gjatë kësaj pritet të ketë bisedime me kryesinë e Kuvendit për rritjen e pagave të tyre.

“Kjo javë të shërbej për dialog me udhëheqjen e Parlamentit të Kosovës lidhur me rritjen e pagave , nëse nuk arrihet pajtueshmëri me ta atëherë nga e marta fillon greva deri në plotësimin e kërkesës për rritje të pagës”, ka shkruar Azemi.