Seanca për konstituimin e Kuvendit mbahet nesër në ora 11:00

07.08.2026

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër, më 8 gusht, në ora 11:00.

Administrata e Kuvendit ka njoftuar se në vazhdim të seancës konstituive të Legjislaturës së XI-të do të jetë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“E shtunë, më 8 gusht 2026, në orën 11:00, vazhdon seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Seanca e parë e legjislaturës së re nisi më 6 gusht, ku deputetët dhanë betimin, por më pas u ndërpre pas kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë shtesë për zhvillimin e bisedimeve me partitë politike lidhur me formimin e institucioneve të reja.

Vazhdimi i seancës vjen në një kohë kur afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon sonte në mesnatë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 47.13 për qind të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës mori 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse.

Kuvendi i ri përbëhet edhe nga 20 deputetë të komuniteteve joshumicë, të cilët plotësojnë përbërjen e legjislaturës së re.