Avokati i Shefki Spahiut kërkon që klienti i tij të mos gjykohet në Prizren

19.02.2020

Ka kaluar pothuaje një vit që kur Komuna e Suharekës ishte tronditur nga vrasja e të riut, Jetmir Aliaj në vendin e tij të punës në një kazino në dalje të Suharekës saktësisht në drejtim të fshatit Reshtan. Konkretisht më 17 mars të vitit 2019 ishte raportuar për vrasjen e Jetmir Aliajt nga Mushtishti, ku […]

Avokati i Shefki Spahiut kërkon që klienti i tij të mos gjykohet në Prizren Foto: Ilustrim

Ka kaluar pothuaje një vit që kur Komuna e Suharekës ishte tronditur nga vrasja e të riut, Jetmir Aliaj në vendin e tij të punës në një kazino në dalje të Suharekës saktësisht në drejtim të fshatit Reshtan.

Konkretisht më 17 mars të vitit 2019 ishte raportuar për vrasjen e Jetmir Aliajt nga Mushtishti, ku i dyshuar dhe i akuzuar për vrasjen dhe manipulim provash është ish-rreshteri i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu.

Edhe pas afro një viti ende nuk kanë filluar të mbahen seancat e shqyrtimit kryesor, kjo sepe avokati i të akuzuarit fillimisht ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares, pasiqë kjo e fundit dy herë kishte refuzuar kërkesën për ekzaminim psikiatrik të të akuzuarit.

Gjykata kishte refuzuar propozimin e avokatit që i akuzuari Spahiu të dërgohej për ekzaminim psikiatrik dhe kishte refuzuar propozimin e avokatit që gjatë gjykimit të ftoheshin 3 dëshmitarë tjerë, të cilët nuk i kishte propozuar prokuroria.

E së fundmi avokati i Shefki Spahiut ka kërkuar që klienti i tij të mos gjykohet në Prizren me arsyetimin se Spahiu ka punuar në regjionin e Prizrenit mund të ketë krijuar simpati positive apo negative gjatë kohës që ka punuar.

Në anën tjetër prokuroria mendon se këto kërkesa kanë për qëllim vetëm zvarritjen e procedurës, duke mos marrë parasysh fare faktin se familja e viktimës po kërkon drejtësi për djalin e tyre.