Avokati i Popullit ka pranuar mbi 50 ankesa kundër Ligjit të ri të pagave

  • 16.03.2023
Avokati i Popullit ka pranuar mbi 50 ankesa kundër Ligjit të ri të pagave

Për Ligji i ri Pagave ka pakënaqësi në sektorin publik. Në Institucionin e Avokatit të Popullit thonë se kanë pranuar ankesa të shumta.

Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Qollaku. Ai thotë se ankesat janë të pranueshme dhe se janë duke e analizuar  ligjin dhe brenda afatit ligjor, që është brenda gjashtë (6) muajve, do të dalin me një qëndrim lidhur me këtë çështje.

Qollaku tutje tha se QKUK-ja prin me ankesa lidhur me Ligjin e ri të Pagave. 


“Prej QKUK-së janë disa ankesa nga sektori i inxhinierëve që punojnë brenda në spital. Pastaj kemi ankesë nga stomatologët, nga ekipi për kontroll dhe parandalim të infeksioneve spitalore, pastaj ankesë nga Shoqata e instrumentaleve dhe grupi i fizioterapeutëve ku të gjithë këta kanë ankesa lidhur me koeficientin për ulje të pagave”, ka thënë Qollaku.

Që ka pakënaqësi për Ligjin e ri të Pagave e konfirmojnë edhe nga zyra për informim e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Në një përgjigje për Radio Kosovën, nga kjo zyre kanë thënë se kanë krijuar një komision të brendshëm i cili është duke analizuar koeficientet për secilën pozitë.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ju konfirmon se për shkak të pakënaqësive të shfaqura dhe kategorizimeve që janë bërë bazuar në Ligjin e ri për Paga, ka formuar një komision të brendshëm e i cili është duke analizuar koeficientet për secilën pozitë. Të gjitha pakënaqësitë e bazuara do të shprehen me shkrim dhe do të dërgohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme’, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Pakënaqësi me Ligjin e ri te Pagave kanë shprehur edhe mjekët lidhur me pagesën e  kujdestarive. Oda e Mjekëve të Kosovës e vlerëson se  mos definimi i qartë i pagesës së kujdestarive do të ndikojë drejtpërsëdrejti në salla operative. Në këtë rast sipas tyre, nëse kujdestaritë e mjekëve do t’u kompensohen atyre me ditë pushimi, kjo do të bëjë që të dështojnë shumë programe operative.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë