Avokati i Popullit insiston: te kompensohen qytetarët për energjinë e paguar për veriun, KEDS-i e kundërshton se nuk ka qenë palë në kontestin gjyqësor

28.04.2025

Avokati i Popullit i Kosovës ka ripërsëritur kërkesën ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të nisur kompensimin e qytetarëve për energjinë elektrike të shpenzuar në veri të vendit gjatë periudhës 2013-2017.

Avokati i Popullit insiston: te kompensohen qytetarët për energjinë e paguar për veriun, KEDS-i e kundërshton se nuk ka qenë palë në kontestin gjyqësor Foto: Ilustrim

Kjo kërkesë bazohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por zbatimi i tij po pengohet nga kompania e KEDS-it.KEDS argumenton se nuk ka qenë palë në kontestin gjyqësor që çoi në vendimin për kompensim. Ky bllokim po shkakton reagime të ashpra. Aktivisti i të drejtave të njeriut, Halit Berani, e quan këtë situatë diskriminuese, duke theksuar padrejtësinë e moskompensimit të qytetarëve që u detyruan të paguajnë për energjinë që nuk u faturua në veri që nga viti 1998.

“Kjo është më shumë se diskriminim. Është dashur prej fillimi të ndodhë kjo siç kemi paguar ne dhe të mos shkojë në gjykatë. Por i kanë privilegjuar (konsumatorët serbë),” ka deklaruar Berani për Radio Kosovën.

Një vit pasi ZRRE-ja mori vendimin për të kompensuar qytetarët me mbi 41 milionë euro, Avokati i Popullit ka ndërmarrë hapin e radhës për të kërkuar zbatimin e tij. Petrit Çollaku nga Zyra e Avokatit të Popullit thekson se ZRRE duhet të korrigjojë këtë diskriminim të qytetarëve.

“Me 28 mars Avokati i ka bërë një kërkesë tjetër ZRRE-së për kompensim, ngase ky lloj faturimi ishte shkelje e ligjit për mbrojtje nga diskriminimit, çdo vonesë paraqet shkelje,” ka thënë Çollaku.

Vendimi i vitit 2018 i Gjykatës Themelore urdhëroi kompensimin e konsumatorëve në Kosovë për mbulimin e faturave të energjisë në katër komunat me shumicë serbe, ku pagesat kishin munguar që nga lufta e viteve 1998-99.

Kreu i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzuallahu, e pranon kompleksitetin e zbatimit dhe vështirësinë në gjetjen e fondeve për kompensim. “Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ZRRE ka marrë vendim për kompensim, por janë mekanizmat tjerë që mund ta detyrojnë KEDS ta zaptojë me dhunë këtë vendim,” ka shpjeguar Fejzullahu.

Ndërkohë, shtatë vjet pas vendimit fillestar, pritja për kompensim vazhdon. KEDS, përmes zëdhënësit Lulëzim Krasniqi, ka deklaruar për Radio Kosovën se kompania ka pezulluar vendimin e ZRRE-së në bazë të kornizës ligjore, derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar.

Situata në veri të Kosovës mbetet e komplikuar sa i përket faturimit dhe inkasimit të energjisë elektrike, me një vlerë totale të energjisë së papaguar që nga viti 1999 që arrin rreth 320 milionë euro, sipas të dhënave qeveritare. Edhe pse në vitin 2022 u licencua kompania “Elektrosever” për këtë qëllim, niveli i inkasimit mbetet i ulët, rreth 10 për qind.

Kjo çështje e pazgjidhur vazhdon të ngrejë shqetësime për barazinë e trajtimit të konsumatorëve në Kosovë dhe për zbatimin e vendimeve gjyqësore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More