AUV-i kërkon të shtohet numri i inspektorëve, paralajmëron shkelësit e ligjit

08.05.2022

Madje, ai tha se kudo që hasin produkte që nuk i plotësojnë kushtet për konsum, ato largohen nga tregu dhe asgjësohen, duke theksuar se ndaj atyre operatorëve iniciohet fletëparaqitje për gjykatë. Sa i përket produkteve ushqimore ne çdo ditë sipas planeve tona nacionale kryejmë kontrolle në gjithë Kosovën varësisht nga lloji i produkteve i cili […]

AUV-i kërkon të shtohet numri i inspektorëve, paralajmëron shkelësit e ligjit Foto: Ilustrim

Madje, ai tha se kudo që hasin produkte që nuk i plotësojnë kushtet për konsum, ato largohen nga tregu dhe asgjësohen, duke theksuar se ndaj atyre operatorëve iniciohet fletëparaqitje për gjykatë.

Sa i përket produkteve ushqimore ne çdo ditë sipas planeve tona nacionale kryejmë kontrolle në gjithë Kosovën varësisht nga lloji i produkteve i cili kryhet nga inspektorët kompetent. Kudo që hasim produkte të cilat sipas ligjeve në fuqi që nuk i plotësojnë kushtet për konsum menjëherë produktet largohen nga tregu dhe asgjësohen dhe ndaj secilit operator që vendos në treg produkte të dyshimta iniciohet fletëparaqitja për gjykatë”, tha ai për EkonomiaOnline.

Ai theksoi se edhe pse ka rritje të numrit të inspektorëve, AUV-i ka nevojë edhe për më shumë sepse është fushë komplekse që kërkon kontrolle të vazhdueshme.

“Aktualisht nuk ka pasur ndonjë organizim i cili ka qenë në kundërshtim me masat po flas në javët e fundit. Por inspektorët janë aktiv dhe janë duke kontrolluar dhe kurdo që paraqitet nevoja gjithmonë do të intervenojmë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Ato pak masa që janë në fuqi duhet të respektohen sepse nuk dëshirojmë që të rikthehet përsëri Covid-19 në Kosovë”.

“Ne i kemi transferuar inspektorat nga komuna tek agjencia kemi një rritje të numrit të inspektorëve. Por përsëri ka nevojë për inspektorë dhe ne shpresojmë që përsëri të angazhohen inspektorë të ri sepse është fushë komplekse që kërkon kontroll të vazhdueshëm dhe kërkojmë rritje të numrit të inspektorëve në sektorë të ndryshëm”.