AUV: Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza

01.10.2021

Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi. Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj: • Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët […]

AUV: Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza Foto: Ilustrim

Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

• Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja;
• Mbani shpezët në kushte të mira;
• Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj;
• Vendosni masat e biosigurisë ne fermë;
• Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës;
• Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve;
• Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët;
• Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent;
• Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim;
• Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.

Raportoni në numrin: 0800 111 22, pa pagesë 24 orë