AUV brenda 10 muajve asgjësoi rreth 700 mijë kg/l produkte ushqimore

04.11.2023

Brenda 10 muajve të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 700 mijë kg produkte të cilat nuk kanë përmbushur kriteret për konsum. Kjo sasi e produkteve po konsiderohet si e saktë, por nuk përjashtohet as mundësia që një shifër e konsiderueshme t’i ketë “shpëtuar” kontrollit. Vetëm gjatë periudhës Janar – Tetor të […]

AUV brenda 10 muajve asgjësoi rreth 700 mijë kg/l produkte ushqimore Foto: Ilustrim

Brenda 10 muajve të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 700 mijë kg produkte të cilat nuk kanë përmbushur kriteret për konsum. Kjo sasi e produkteve po konsiderohet si e saktë, por nuk përjashtohet as mundësia që një shifër e konsiderueshme t’i ketë “shpëtuar” kontrollit.

Vetëm gjatë periudhës Janar – Tetor të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar rreth 700 mijë kg/litër produkte ushqimore.

Kjo meqë nuk janë plotësuar kriteret ligjore të sigurisë dhe në këtë mënyrë inspektorët kanë vazhduar me asgjësime.

Lamir Thaqi, zëdhënës në këtë agjenci tregon dhe disa arsye tjera të cilat i kanë shtyer drejt asgjësimit.

E nga Shoqata e Konsumatorëve nuk mendojnë se numri i deklarimeve nga ana e bizneseve për produkte që duhet asgjësuar është i saktë.

Selatin Kaqaniku nga kjo Shoqatë thotë se sipas tij edhe një sasi e madhe e produkteve të tilla kanë kaluar jashtë kontrollit.

Produktet e asgjësuara janë rreth 320 mijë kg produkte të mishit, rreth 54 mijë kg/l qumësht dhe produkte të qumështit si dhe rreth 322 mijë kg produkte me origjinë bimore