Asociacioni i Komunave kundër shtrëngimit të masave, kërkohet angazhim në vaksinimin e popullsisë

28.11.2021

Mirëpo, masat e reja po kundërshtohen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Kryetari i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi ka thënë për GazetënExpress se situata me COVID-19 është shumë e qetë, andaj edhe Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të shtrëngoj masat, por duhet të gjej forma tjera për t’i stimuluar qytetarët që të vaksinohen. Ai është […]

Asociacioni i Komunave kundër shtrëngimit të masave, kërkohet angazhim në vaksinimin e popullsisë Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Mirëpo, masat e reja po kundërshtohen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kryetari i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi ka thënë për GazetënExpress se situata me COVID-19 është shumë e qetë, andaj edhe Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të shtrëngoj masat, por duhet të gjej forma tjera për t’i stimuluar qytetarët që të vaksinohen.

Ai është shprehur se shpreson që ministri i ri do të sjellë përvoja nga SHBA’ja rreth formave për t’i obliguar qytetarët që të vaksinohen.

“Shpresojmë që ministri i ri do të sjellë përvoja nga SHBA rreth formave për t’i obliguar qytetarët të vaksinohen sepse masa e orës policore është më e tejkaluar. Situata është shumë e qetë dhe MSH duhet të gjejë forma, pasi që po thonë që kanë grupe të ekspertëve, për t’i stimuluar qytetarët për vaksinim e jo shtrëngim të mundshëm të panevojshëm të masave ndaj qytetarëve të cilët në masë të madhe iu kanë përgjigjur pozitivisht vaksinimit”, ka thënë ai.