Arrijnë mbi 182 mijë vaksina AstraZeneca në Kosovë, donacion nga Norvegjia
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot paradite në Kosovë ka arritur kontingjenti me 182 mijë e 900 doza të vaksinës Astra Zeneca në Kosovë, shkruan Gazeta Express. Ky donacion ka ardhur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga Bashkimi Evropian. Sot, paradite kemi pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga miqtë tanë të […]
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot paradite në Kosovë ka arritur kontingjenti me 182 mijë e 900 doza të vaksinës Astra Zeneca në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Ky donacion ka ardhur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga Bashkimi Evropian.
Sot, paradite kemi pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga miqtë tanë të Mbretërisë së Norvegjisë.
“Kontigjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Europian. Kjo mbështetje nga Qeveria Norvegjeze, populli norvegjez dhe institucionet e BE-së kanë një rëndësi të madhe për ne, për të cilën shprehim mirënjohjen tonë. “, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sot, paradite kemi pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga miqtë tanë të Mbretërisë së Norvegjisë.
Kontigjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Europian. Kjo mbështetje nga Qeveria Norvegjeze, populli norvegjez dhe institucionet e BE-së kanë një rëndësi të madhe për ne, për të cilën shprehim mirënjohjen tonë.
Në pranimin e vaksinave në ambientet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të pranishëm ishin, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl dhe Udhëheqësi i sektorit për Bashkëpunim i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa.
Ministri Vitia shprehu mirënjohjet më të sinqerta për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë dhe BE-së në përballjen me COVID-19, në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik.
Tutje Ministri Vitia shtoi se solidariteti mes vendeve mike në kohën e pandemisë së COVID-19 tregon se sa e rëndësishme është për ne të jemi kohezivë në procesin e imunizimit, sepse është forma më e mirë për të dalluar fitoren kundër Virusit COVID-19.
Ambasadori Grøndahl theksoi se është obligim njerëzor të jemi pranë njërit tjetrit për të luftuar COVID-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i zyrës së BE-së, z. Brusa u shpreh i lumtur për përmirësimin e situatës epidemiologjike dhe theksoi se Bashkimi Europian do të qëndroj përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë me COVID-19 dhe se mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimim e sektorit shëndetësor.
Sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në www.ekosova.rks-gov.net.