Infektologu Ramadani thotë se mbetjet e vaksinave anti-COVID janë të rrezikshme, duhet të eliminohen

10.04.2021

Infektologë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit, shprehin shqetësimet e tyre rreth menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave nga procesi i vaksinimit kundër COVID-19, siç janë shiringat, ampulat e qelqit, por edhe pajisjet tjera mbrojtëse personale. Procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë ka filluar më 29 mars, me vaksinat e […]

Infektologu Ramadani thotë se mbetjet e vaksinave anti-COVID janë të rrezikshme, duhet të eliminohen Foto: Ilustrim

Infektologë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit, shprehin shqetësimet e tyre rreth menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave nga procesi i vaksinimit kundër COVID-19, siç janë shiringat, ampulat e qelqit, por edhe pajisjet tjera mbrojtëse personale.

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë ka filluar më 29 mars, me vaksinat e kompanisë britanike, AstraZeneca. Deri më tani janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, kurse nga dita e premte ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare.

Infektologu Hamdi Ramadani thotë për Radion Evropa e Lirë se administrimi i mbetjeve nga vaksinimi duhet të trajtohet në mënyrë profesionale, në të kundërtën, sipas tij, ekziston mundësia e përhapjes së koronavirusit.

“Menjëherë ai material duhet të eliminohet sepse shiringat mund të jenë të kontaminuara, të rrezikshme për qytetarët dhe ambientin. Përkundër faktit që COVID-19 bartet në mënyrë ajrore, por edhe në shiringa virusi mund të qëndrojë për një kohë të caktuar dhe kontakti me to krijon mundësinë e përhapjes së virusit”, thekson Ramadani.

Rikujtojmë se gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës ka filluar procesi i vaksinimit për personelin shëndetësor.

Etiketat