Zemaj: Danimarka i dhuron Kosovës 250 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca

05.07.2021

Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Danimarka i ka dhuruar Kosovës 250 mijë vaksina anti-COVID “AstraZeneca”. Zemaj, në një postim në ‘Facebook’ tha se miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Postimi i plotë: Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë […]

Zemaj: Danimarka i dhuron Kosovës 250 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca Foto: Ilustrim

Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Danimarka i ka dhuruar Kosovës 250 mijë vaksina anti-COVID “AstraZeneca”.

Zemaj, në një postim në ‘Facebook’ tha se miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme.

Postimi i plotë:

Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19.

Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë.

Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës.

Të bekuar me miqësinë Tuaj!