Deri në fund të muajit në Kosovë vijnë edhe 100 mijë e 620 doza të vaksinës Anti-COVID

12.05.2021

Programi i UNICEF’it në Kosovë ka bërë të ditur edhe njëherë se Kosova në fillim të muajit qershor do të furnizohet edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX. Lajmi u bë i ditur nëpërmjet faqes së UNICEF-it teksa u bë e ditur se shpërndarja e tyre do të bëhet në […]

Deri në fund të muajit në Kosovë vijnë edhe 100 mijë e 620 doza të vaksinës Anti-COVID

Programi i UNICEF’it në Kosovë ka bërë të ditur edhe njëherë se Kosova në fillim të muajit qershor do të furnizohet edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet faqes së UNICEF-it teksa u bë e ditur se shpërndarja e tyre do të bëhet në përputhje me Planin Kombëtar të vaksinimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vend.

“Përmes institutit COVAX, UNICEF do të prokurojë dhe dorëzojë vaksina për 20 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Përveç prokurimit të vaksinave, UNICEF po mbështet institucionet e Kosovës në përgatitjet për marrjen dhe shpërndarjen e vaksinës COVID-19, duke përfshirë trajnimin e ekipeve të vaksinimit dhe sigurimin e shiringave dhe kutive të sigurisë për asgjësimin e shiringave, si dhe ftohjen rinovimet kritike të infrastrukturës së zinxhirit të ftohtë”.

Etiketat