Kosova në dispozicion vetëm 1,180 vaksina anti-COVID
Para disa ditësh shteti i Kosovës ka pranuar rreth 4,680 doza të vaksinës anti-COVID, Pfizer, me të cilat po vaksinohet një pjesë e personelit shëndetësorë. Niman Bardhi koordinator i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, në një konferencë për media ka treguar se kanë mbetur vetëm 1,180 doza të vaksinës Pfizer dhe BioNTech. Bardhi tutje theksoi se […]
Para disa ditësh shteti i Kosovës ka pranuar rreth 4,680 doza të vaksinës anti-COVID, Pfizer, me të cilat po vaksinohet një pjesë e personelit shëndetësorë.
Niman Bardhi koordinator i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, në një konferencë për media ka treguar se kanë mbetur vetëm 1,180 doza të vaksinës Pfizer dhe BioNTech.
Bardhi tutje theksoi se deri më tani, nga sasia e dedikuar prej 4,680 dozave të vaksinave, kanë shpenzuar 3,500.
Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë pohuar se javën e ardhshme pritet të arrijë kontingjenti tjetër i vaksinave, që përsëri do të jetë donacion.
Rikujtojmë se në fillim të muajit prill procesi i vaksinimit kishte filluar edhe në Komunën e Suhrekës, ku janë vaksinuar rreth 580 persona.