Arrestohet 21-vjeçari E.H., dyshohet për disa vjedhje të rënda nga automjetet

25.12.2025

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Fushë Kosovë ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur kryesisht në këtë rajon.

Arrestohet 21-vjeçari E.H., dyshohet për disa vjedhje të rënda nga automjetet Foto: Ilustrim

Sipas Policisë, rastet janë raportuar nga qytetarë të ndryshëm, ku dyshohet se nga tetë automjete të ndryshme janë vjedhur mjete pune dhe gjësende të tjera me vlerë.

Si rezultat i punës intensive hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, si dhe të realizojë bastisjen e vendbanimit të tij. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar mjete pune dhe gjësende të ndryshme të vjedhura, të cilat më pas u janë kthyer pronarëve legjitimë.

I dyshuari, E.H., mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë, hetuesit policorë janë duke vazhduar veprimet e nevojshme procedurale për ndriçimin e plotë të të gjitha rasteve të lidhura me këtë çështje.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, duke ftuar qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshimtë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More