Arrestohen dy shtetas serbë në Koshare
03.05.2025
Dy shtetas serbë janë arrestuar nga Policia e Kosovës të premten, rreth orës 13:20, në afërsi të vijës kufitare në zonën e Koshares.
Ata u ndaluan pasi u kapën duke tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin drejt territorit të Shqipërisë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi i të dyshuarve u bë gjatë një patrullimi të rregullt të forcave të sigurisë në zonën kufitare. Dy burrat u takuan në rrethana që ngjallën dyshime te policia. Gjatë marrjes në pyetje, ata pohuan se ishin alpinistë (bjeshkatarë).
Me urdhër të prokurorit kompetent, dy shtetasit serbë janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar procedurë ligjore për veprën penale të “Kalimit të Pautorizuar të Kufirit Shtetit.