Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja momentale e pritjeve dhe kolonave në pikat kufitare të Kosovës

16.07.2022

Zakonisht sezoneve të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë, krijohen edhe kolonat nëpër pika të ndryshme kufitare të Kosovës. Momentalisht pika më e ngarkuar kufitare mbetët ajo te Dheu i Bardhë, kufiri me Serbinë, ku kolona që pret në hyrje për Kosovë është mbi 100 metra, ndërsa për dalje nga Kosova në drejtim të Serbisë, është […]

Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja momentale e pritjeve dhe kolonave në pikat kufitare të Kosovës Foto: Ilustrim

Zakonisht sezoneve të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë, krijohen edhe kolonat nëpër pika të ndryshme kufitare të Kosovës.

Momentalisht pika më e ngarkuar kufitare mbetët ajo te Dheu i Bardhë, kufiri me Serbinë, ku kolona që pret në hyrje për Kosovë është mbi 100 metra, ndërsa për dalje nga Kosova në drejtim të Serbisë, është deri në 10 metra e gjatë.

Kurse pritjet për të hyrë në këtë pikë kufitare janë rreth rreth 30 minuta, ndërsa pritjet për të kaluar në Serbi janë afro 5 minuta.

Gjithashtu e ngarkuar është edhe pika tjetër po ashtu me Serbinë, ajo në Merdare, ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë rreth 15 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova duhen aktualisht rreth 15 minuta, kurse kolona e veturave si në hyrje ashtu edhe në dalje është afro 30 metra.

E më pak e ngarkuar mbetët pika kufitare tjetër me Serbinë, e cila ndodhet në pjesë veriore të vendit, Jarinje, ku kolonat në hyrje janë rreth 100 metra dhe në dalje janë rreth 30 metra, ndërsa pritjet procedurale në hyrje janë rreth 40 minuta kurse për dalje rreth 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare me vendet tjera situate mbetët e njëjtë, ku trafiku zhvillohet normalisht.