Arben Vitia jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

01.10.2021

Duke folur për gjendjen me pandeminë COVID-19 në vendin tonë, Vitia ka njoftuar edhe për arsyet e dorëheqjes. Vitia ka thënë se sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më ka ngarkuar kryeministri Kurti që do t’i jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për mbështetjen. “Më lejoni që […]

Arben Vitia jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë Foto: Ilustrim

Duke folur për gjendjen me pandeminë COVID-19 në vendin tonë, Vitia ka njoftuar edhe për arsyet e dorëheqjes.

Vitia ka thënë se sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më ka ngarkuar kryeministri Kurti që do t’i jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për mbështetjen.

“Më lejoni që të ju njoftojë për një vendim që e kam marrë në bashkërendime me kryeministrin Kurti dhe me LVV-në. Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më ka ngarkuar kryeministri Kurti që do t’i jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për mbështetjen.

Unë ja transformojë përgjegjësinë stafit të ministrisë, zëvendësministres Dafina Gexha me bindjen e plotë se puna e mirë do të vazhdojë ”, ka thënë Vitia.