AKP shpall dhënien me qira të pesë pompave që u mbyllën në Veri
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka lëshuar një komunikatë në lidhje me pikat e karburanteve në Veri.
AKP ka thënë se këto pika janë ende të lira dhe se më 26 korrik është shpallur dhënia me qira e tyre.
“Me marrjen e informatës nga AKP, se ka brendim të kësaj pike shitëse, EXFIS menjëherë ka larguar të gjitha brendimet, marrë parasysh që këto pesë pika shitëse ende nuk janë dhënë me qira, rrjedhimisht janë të lira. Andaj, AKP më 26 korrik 2024 ka shpallur dhënien me qira të këtyre pikave shitëse, e cila është e hapur për 14 ditë, të cilën mund ta gjeni në këtë link.”
“AKP beson se me shpalljen publike do ta mundësoj konkurrencën me mundësi të barabarta për të gjithë operatorët e interesuar në një proces të hapur dhe transparent. Ju ftojmë të merrni pjesë në hapjen e ofertave të premten, më 09 gusht 2024 në ora 12:00.”