AKP miraton shfrytëzuesit e tokave të AgroKosovës për periudhën një vjeçare
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhje ku diskutoi në lidhje me funksionimin e ndërmarrjes së re “Agrokosova”, e cila është nën administrimin e drejtpërdrejt të AKP-së. Në këtë mbledhje Bordi vendosi që të aprovojë një listë të shfrytëzuesve të tokave bujqësore që janë në pronësi të ndërmarrjes së re “Agrokosova” për […]
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhje ku diskutoi në lidhje me funksionimin e ndërmarrjes së re “Agrokosova”, e cila është nën administrimin e drejtpërdrejt të AKP-së.
Në këtë mbledhje Bordi vendosi që të aprovojë një listë të shfrytëzuesve të tokave bujqësore që janë në pronësi të ndërmarrjes së re “Agrokosova” për periudhën një vjeçare dhe për periudhën sezonale (gruri), duke pasur parasysh afatin kohor të kufizuar për ndarje të subvencioneve të shpallur nga Ministria e Bujqësisë.
Gjithsej janë 24 qiramarrës që do të kenë në shfrytëzim rreth 472 hektarë tokë e mbjellur me kultura të ndryshme bujqësore, si vreshta, grurë e kaqë, për çka edhe do të mund të aplikojnë për ndihma financiare në Ministri të Bujqësisë. Vendimi për të vazhduar me kontrata të reja është në përputhje me zotimin e Bordit të Drejtorëve të dhënë në kohën e tërheqjes së aksioneve nga ish blerësi i “Agrokosovës” dhe kthimin e ndërmarrjes nën administrimin të AKP-së, se punëtorëve dhe shfrytëzuesve të tokave do t’u vazhdohen kontratat nga AKP, në përputhje me interesin e ndërmarrjes “Agrokosova” për të bashkëpunuar me bujqit me qëllim të funksionimit sa më të mirë të ndërmarrjes dhe zhvillimit të bujqësisë.