Agim Veliu: Nga java e parë e dhjetorit, do të pajisemi me materialin për letërnjoftime
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, me një shtator ka njoftuar se nga situata e krijuar me pandeminë COVID-19, Agjencia e Regjistrimit Civil, nuk ka arritur me kohë të duhur të kryej të gjitha procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime. Ministri, Agim Veliu, i pyetur sot në Kuvend nga deputeti […]
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, me një shtator ka njoftuar se nga situata e krijuar me pandeminë COVID-19, Agjencia e Regjistrimit Civil, nuk ka arritur me kohë të duhur të kryej të gjitha procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime.
Ministri, Agim Veliu, i pyetur sot në Kuvend nga deputeti nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha, se pse qytetarët edhe më tej nuk mund të pajisen me letërnjoftime edhe pas 3 muajsh që ky proces nuk po realizohet, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka njoftuar se që nga java e parë e muajit dhjetor, Kosova do të pajiset me materialin sensitiv nga i cili prodhohen letërnjoftimet.
Veliu gjithashtu tregoi se ka disa muaj që kanë bërë kërkesë për këtë material dhe se kërkesa u ishte refuzuar disa herë nga Ministria e Financave në mungesë të buxhetit.
Ai ka shtuar se tek në javën e parë të dhjetorit pritet që materiali sensitiv e i cili do kohë sipas Veliut të përpunohet, të vijë në Kosovë.
Nga ana tjetër pyetjes së deputeti Hoxha se pse disa qytetarë me procedura të përshpejtuara e kur duhet të paguajnë më shumë mund të marrin edhe tani letërnjoftim, Veliu tha se janë vetëm rastet urgjente, për shërim e të kësaj natyre që marrin letërnjoftime dhe se nuk ka ndonjë raportim tek ai për diskriminim.
Deri në përfundimin e këtij procesi Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se qytetarët e Kosovës për kryerjen/marrjen e shërbimeve të nevojshme, mund të përdoret pasaporta valide e Republikës së Kosovës.