Agim Veliu: Dorëheqja nuk është dobësi, LDK-ja ka nevojë për ndryshim

11.01.2026

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë nga qytetarët që nuk duhet anashkaluar.

Veliu ka theksuar se humbjet e rënda elektorale nuk mund të relativizohen dhe as të kalohen në heshtje, duke kërkuar reflektim të thellë dhe përgjegjësi politike brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij, në demokraci dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe pjekurie politike.

Ai ka bërë thirrje për analizë të menjëhershme të shkaqeve të humbjes, hapje të brendshme dhe demokraci funksionale në parti, si dhe për një proces të ri zgjedhor në të gjitha nivelet. Veliu ka nënvizuar se LDK-së i duhen fitues dhe vendime të guximshme, jo mbrojtje e status quo-së.

“Vetëm duke hapur rrugë për ndryshim mund ta rikthejmë besimin e humbur,” ka përfunduar ai.