Afro 200 milionë euro u tërhoqën nga 10-përqindëshi i Trustit Pensional

30.03.2021

Afati për aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit është deri më 6 prill të këtij viti. Përmes një njoftimi Trusti ka bërë me dije se pas kësaj date nuk mund të aplikohet për tërheqjen e kursimeve.  “I njoftojmë të gjithë kontribuuesit që nuk kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më datë 6 […]

Afro 200 milionë euro u tërhoqën nga 10-përqindëshi i Trustit Pensional Foto: Ilustrim

Afati për aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit është deri më 6 prill të këtij viti.

Përmes një njoftimi Trusti ka bërë me dije se pas kësaj date nuk mund të aplikohet për tërheqjen e kursimeve.

 “I njoftojmë të gjithë kontribuuesit që nuk kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më datë 6 prill 2021 përfundon afati për aplikim.  Uebfaqja për aplikim është: www.trusti10.org. Siç e ka përcaktuar ligji, pas 6 prillit 2021 nuk do të mund të aplikohet për tërheqjen e 10%-shit”, thuhet në njoftim.

Deri tani kanë aplikuar mbi 90 për qind e qytetarëve.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka dhënë shifrat e aplikimeve, ku sipas tij numri i këtyre aplikimeve ka shkuar deri në 425 mijë, apo rreth 197 milionë euro.

Po ashtu ai ka thënë se duke pasur parasysh ankesat dhe frymën se si kontribuohet, nuk është e pamundur që të ketë ankesa edhe te Avokati i Popullit për diskriminim.

“Duke pasur parasysh që kemi pasur mjaft ankesa dhe frymën se si kontribuohet, nuk është e pamundur që të kemi ankesa edhe te Avokati i Popullit për diskriminim. Për pjesën e rimbursimit s’do të flisja për shkak të kohës kur pritet të ndodhë por edhe elementeve diskriminuese që përmban ky ligj”, ka thënë ai në KTV.

Kujtojmë se më 11 dhjetor të vitit të kaluar është hapur sistemi online i Trustit për aplikim për tërheqjen e 10%.