“E drejta kushtetuese e fëmijëve për shkollë nuk mund të cenohet”

03.09.2022

Presidentja mbështetë kërkesat e nxënësve dhe të prindërve. Zyra e Presidencës ka njoftuar se sot Presidentja Vjosa Osmani është takur me Këshillin e Prindërve, Jeton Demi dhe Labinot Salihu, Këshillin e Nxënësve në përbërje të Ditjon Fetahu dhe Hekuran Muja, si dhe Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve me përfaqësuese Donjeta Kelmendi. “Presidentja mbështetë […]

“E drejta kushtetuese e fëmijëve për shkollë nuk mund të cenohet” Foto: Ilustrim

Presidentja mbështetë kërkesat e nxënësve dhe të prindërve.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se sot Presidentja Vjosa Osmani është takur me Këshillin e Prindërve, Jeton Demi dhe Labinot Salihu, Këshillin e Nxënësve në përbërje të Ditjon Fetahu dhe Hekuran Muja, si dhe Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve me përfaqësuese Donjeta Kelmendi.

“Presidentja mbështetë kërkesat e nxënësve dhe të prindërve: Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për ta tejkaluar krizën në arsim”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, për media është deklaruar Jeton Demi nga Këshilli i Prindërve.

“E drejta kushtetuese e fëmijëve tanë për të shkuar në shkollë nuk mund të cenohet, Kemi marrë mbështetje nga presidentja”, tha ai, transmeton RTK.