Sot protestohet pro tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti
- 26.05.2022
- 0 komente
Me pesë vota pro, 5 kundër dhe një abstenim ka dështuar të miratohet projektligji për tërheqjen e mjeteve të TRUST-it sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ndërsa sot me fillim nga ora 12:00 në Prishtinë do të mbahet protestë pro tërheqjes deri në 30 përqind nga Trusti.
Protesta pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti do të mbahet para Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq ky projektligj pritet të shkojë javën e ardhshme në seancë pa miratimin e Komisionit.
Inicues i Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Deputeti Haxhiu ka thënë se beson që deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve për të votuar tërheqjen e kursimeve nga Trusti.
“Votat janë të deputetëve, besoj se do të dëgjojnë zërin e qytetarëve për të votuar Trustin në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

KOMENTE0
Leave a Reply