AAK do ta përkrah projektligjin që i mundëson qytetarëve të tërheqin 30% të mjeteve nga Trusti

17.03.2022

Në një prononcim për Indeksonline, deputetja e këtij subjekti, Time Kadrijaj ka thënë se një propozim të tillë më herët e ka dhënë edhe kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj. “Aleanca do ta përkrah, gjithë deputetët e AAK-së do ta përkrahin këtë iniciative. Thash edhe më herët që edhe Haradinaj ka deklaruar se qytetarëve duhet […]

AAK do ta përkrah projektligjin që i mundëson qytetarëve të tërheqin 30% të mjeteve nga Trusti Foto: Ilustrim

Në një prononcim për Indeksonline, deputetja e këtij subjekti, Time Kadrijaj ka thënë se një propozim të tillë më herët e ka dhënë edhe kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj.

“Aleanca do ta përkrah, gjithë deputetët e AAK-së do ta përkrahin këtë iniciative. Thash edhe më herët që edhe Haradinaj ka deklaruar se qytetarëve duhet mundësuar tërheqja e trustit për shkak të situatës së krijuar. Në këtë krizë është e nevojshme që qytetarëve t’u dalim në ndihmë dhe të kenë mundësi që të tërheqin mjetet e tyre deri në 30%,

Deputetja e AAK-së i ka bërë thirrje edhe Grupeve tjera Parlamentare që të përkrahin një propozim të tillë.

Indeksonline ka provuar të marrë një qëndrim dhe nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Kujtojmë se deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka deponuar në Kuvend një projektligj që i mundëson qytetarëve tërheqje për herë të dytë nga Trusti. Këtë ai ka thënë se po e bën më kërkesë të qytetarëve të Kosovës.