Afër 1.5 milion doza të vaksinës anti-COVID të administruara në Kosovë

11.10.2021

Sipas MSH-së, deri tani rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID. Ndërsa, me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç […]

Afër 1.5 milion doza të vaksinës anti-COVID të administruara në Kosovë Foto: Ilustrim

Sipas MSH-së, deri tani rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID.

Ndërsa, me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç që të vaksinohen pa asnjë hezitim.

Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre.

Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më e shkurtër dhe më e sigurt për t’iu kthyer normalitetit.