A do të lejohet mbajtja e dasmave pasi situata me Covid u qetësua?

Tashmë rastet pozitive dhe atyre të vdekjes nga COVID-19 kanë filluar të kenë rënie, ku dje janë konfirmuar vetëm 6 raste pozitive.

12.11.2021 / Lajme

A do të lejohet mbajtja e dasmave pasi situata me Covid u qetësua?
Foto: Ilustrim

Ndërsa janë bërë më shumë se tre javë që nga miratimi i masave të reja anti-COVID e që nuk parashihet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve të tjera, e me rënien e këtyre rasteve Oda e Hotelierisë dhe Turizmit (OHT) ka dorëzuar kërkesën për lejimin e dasmave, pritet rishqyrtim i masave të reja kundër këtij virusi.

Gjatë javës së kaluar OHT-ja i kishte dhënë kohë një javë institucioneve shëndetësore e shtetërore që të shqyrtohen kërkesat e tyre.


Hysen Sogojeva, kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, ka thënë se pasiqë situata me pandeminë COVID-19 është e qetë, nuk ka arsye që të kufizohet ende mbajtja e dasmave dhe ahengjeve të tjera.

Ndërsa, këto ditë pritet të bëhen edhe rishqyrtimet e kërkesave të këtij sektori që kanë për qëllim hapjen e tyre.

Kryetari i OHT-së ka bërë të ditura edhe pikat kryesore të kërkesës së tyre dhe si kanë planifikuar të mbahen në rast të fillimit të punës.

E që nuk ka më logjikë që ahengjet të mos mbahen thuhet edhe nga estrada kosovare.

Ndërkohë T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Shendetësisë, mirëpo këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigjie.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *