Suharekasit preferojnë të martohen në muajin gusht!

20.06.2023

Në traditën popullore shqiptare martesa është një zakon gëzimi, ku çifti arrin pjekurinë për jetë, punë dhe trashëgim. Kalimi në fazën e pjekurisë për martesë apo ndryshe i quajtur iniciacioni i paraprinë fejesa si akt ceremonial, dhe që përcaktonte publikisht personat që do do kalonjnë në procesin e martesës – fillimin e jetës bashkëshortore. Në […]

Suharekasit preferojnë të martohen në muajin gusht! Foto: Ilustrim

Në traditën popullore shqiptare martesa është një zakon gëzimi, ku çifti arrin pjekurinë për jetë, punë dhe trashëgim.

Kalimi në fazën e pjekurisë për martesë apo ndryshe i quajtur iniciacioni i paraprinë fejesa si akt ceremonial, dhe që përcaktonte publikisht personat që do do kalonjnë në procesin e martesës – fillimin e jetës bashkëshortore.

Në Kosovë si në të gjithë botën, shumë çfite dashurinë e tyre e kurorëzojnë me martesë për të vazhduar pjesën tjetër të jetës së bashku, e për këto në vendin tonë Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht grumbullon të dhëna për numrin e sakt ndër tjerash edhe të kurorëzimeve, të cilat i përcjellë SuharekaOnline.

Në bazë të një analize që ka bërë SuharekaOnline në të dhënat e ASK-së, figuron se gjatë vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar mbi 646 kurorëzime, pasi që statistikat për muajin dhjetor mungonin.

Duke analizuar edhe më thellë këto statistika, figuron se në muajin gusht të vitit të kaluar janë kurorëzuar 109 çifte në Komunën e Suharekës, numër ky rekord brenda vitit 2022. Pra, suharekasit me sa duket presin temperaturat e nxehta që të martohen.

Më poshtë SuharekaOnline ka punuar një tabelë e cila përmbanë statistikat e kurorëzimeve në Komunën e Suharekës.

Muaji/vitiNumri i kurorëzimeve në Komunën e Suharekës
Janar/202286
Shkurt/202276
Mars/202247
Prill/202273
Maj/202244
Qershor/202240
Korrik/202246
Gusht/2022109
Shtator/202231
Tetor/202261
Nëntor/202233
Dhjetor/2022nuk ka të dhëna!
TOTALI:646

Poashtu, në Agjencinë e Statistikave të Kosovës janë edhe statistikat e Kurorëzimeve 2021, në të cilat figuron se në vitin 2021 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 745 kurorëzime, prej tyre 119 ishin regjistruar në muajin gusht, numër ky rekord krahasuar me muajt e tjerë.

Jo gjithmonë martesat funksionojnë, për shumë arsye të ndryshme çiftet iu japin atyre fund duke i ndarë rrugët dhe ligjërisht duke u shkurorëzuar.

Në bazë të dhënave të ASK-së, bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2022 (janar-nëntor) janë regjistruar 34 shkurorëzime.

Numri më i madh i rasteve të shkurorëzimeve në Komunën e Suharekës është regjistruar në muajt: janar (4), prill (4), qershor (4), gusht (4), dhe nëntor (4).

Më poshtë SuharekaOnline ka punuar tabelën numër 2, e cila përmbanë numrin e shkurorëzimeve në Komunën e Suharekës.

Muaji/VitiNumri i shkurorëzimeve në Komunën e Suharekës
Janar/20224
Shkurt/20222
Mars/20221
Prill/20224
Maj/20223
Qershor/20224
Korrik/20222
Gusht/20224
Shtator/20223
Tetor/20223
Nëntor/20224
Dhjetor/2022nuk ka të dhënat
TOTALI:34