71 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit
Në muajin janar të këtij viti janë regjistruar numër më i madh i të infektuarve me COVID-19, poashtu edhe i viktimave nga ky virus. Numër i madh i të infektuarve me COVID-19 po vazhdon të regjistrohet edhe në fillim të muajit shkurt, shkruan SuharekaOnline. Me rritjen rritjen e rasteve pozitive me COVID-19 po rritet edhe…
Në muajin janar të këtij viti janë regjistruar numër më i madh i të infektuarve me COVID-19, poashtu edhe i viktimave nga ky virus.
Numër i madh i të infektuarve me COVID-19 po vazhdon të regjistrohet edhe në fillim të muajit shkurt, shkruan SuharekaOnline.
Me rritjen rritjen e rasteve pozitive me COVID-19 po rritet edhe numri i pacientëve të spitalizuar nëpër Spitalet Rajonale të vendit.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
Zëdhëndësi i kësaj ministrie, Faik Hoti gjatë ditës së premte (05 shkurt) ka publikuar të dhëna nga 7 Spitalet Rajonale, në të cilët po trajtohen gjithsej 301 pacientë, prej tyre 184 pozitiv me COVID-19.
Ndërsa, bëhet e ditur se në Spitalin Rajonal të Prizrenit po trajtohen numër më i madhë i pacientëve , duke krahasuar me spitalet e tjera.
Aktualisht në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 111 pacientë, prej tyre 71 të konfirmuar pozitiv me COVID-19.