51 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë – një prej tyre me fatalitet
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e 24 orëve të fundit, ku evidentohet një aksident trafiku me fatalitet, dhjetëra raste të tjera me lëndime trupore dhe dëme materiale, si dhe një numër i konsiderueshëm arrestimesh në nivel vendi.
Sipas statistikave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 51 aksidente trafiku, prej të cilave:
- 1 aksident me fatalitet,
- 21 me persona të lënduar, dhe
- 29 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrollit të qarkullimit rrugor, njësitë e trafikut kanë shqiptuar gjithsej 1,923 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
Sa i përket veprimeve tjera policore, gjatë 24 orëve të fundit janë:
- arrestuar 23 persona,
- 15 janë dërguar në mbajtje,
- 1 person është vendosur në ndalim policor, dhe
- 2 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës ka theksuar se vazhdon me veprimet e saj të rregullta për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin e aksidenteve në trafik në të gjitha rajonet e vendit.