Shtatë persona të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Kijevë

27.08.2026

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Kijevë të Malishevës, në magjistralen Pejë–Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se, sipas informatave të deritanishme, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 13:10 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Kijevë, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa, sipas informatave të deritanishme, raportohet se shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Elezaj.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin, ndërsa policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e aksidentit.