Aksident trafiku në Leshan të Suharekës, lëndohet një fëmijë çiklist

14.05.2026

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur të mërkurën në fshatin Leshan të Suharekë, ku janë përfshirë një veturë dhe një çiklist i mitur.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 13 maj 2026, rreth orës 15:20.

Si pasojë e aksidentit, fëmija që po drejtonte biçikletën ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se drejtuesi i veturës është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.