37 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 deri më sot në Kosovë

15.05.2021

Edhe sot është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për grupmoshat mbi 65 vjeç. Gjatë ditës së sotme procesi i vaksinimit ka filluar edhe në Qendren e Vaksinimit 1 tetori në Prishtinë ndërsa rreth 2 mijë e 100 në tërë Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi. […]

37 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 deri më sot në Kosovë Foto: Ilustrim

Edhe sot është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për grupmoshat mbi 65 vjeç.

Gjatë ditës së sotme procesi i vaksinimit ka filluar edhe në Qendren e Vaksinimit 1 tetori në Prishtinë ndërsa rreth 2 mijë e 100 në tërë Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi.

Për tu përkujdesur për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit në këtë qendër po qëndron edhe Policia e Kosovës.

Se si po ecë procesi i vaksinimit ka folur edhe koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi.

Bardhi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë vaksinuar 2.103 qytetarë.

Më tutje Bardhi tha se nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani, janë vaksinuar 37 mijë persona.

“Gjithçka është duke shkuar mirë dhe procesi i vaksinimit nuk ka paraqitur ndonjë problem në zbatim. Në nivel; vendi numri i të vaksinuarve vetëm sot edhe në komunat e tjera, 2.103 persona e kanë marrë vaksinën Astra Zeneca. Nëse e shohim nga fillimi i procesit të vaksinimit tashmë i kemi 37 mijë të vaksinuar në nivel vendi. Kjo është gjendja për sa i përket vaksinimit”, ka thënë ai.