33 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë, 2 në gjendje të rëndë

05.07.2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë. Prej tyre, 33 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi. Në QKUK janë të […]

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë.

Prej tyre, 33 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 64 pacientë: 14 të konfirmuar me COVID-19, 44 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 14 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, 19 të konfirmuar pozitivë dhe 11 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 16 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.