31 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës, një në gjendje të rëndë
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 79 pacientë, janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 31 janë të konfirmuar pozitivë, 1 pacient në gjendje të rëndë, kurse 39 me oksigjeo-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 68 pacientë: 22 të konfirmuar me […]
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 79 pacientë, janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.
Prej tyre, 31 janë të konfirmuar pozitivë, 1 pacient në gjendje të rëndë, kurse 39 me oksigjeo-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 68 pacientë: 22 të konfirmuar me COVID-19, 36 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 22 pacientë+ 8 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe 1 në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 11 pacientë: 9 të konfirmuar pozitivë dhe 3 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.