17 persona të arrestuar nga policia, 91 gjoba për mos respektimin e ligjit anti-COVID-19 brenda 24 orëve

10.09.2020

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, prej tyre 15 aksidente me persona të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale. Gjithashtu është bërë e ditur se policia ka shqiptuar 1571 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, raporton SuharekaOnline. 91 gjoba janë […]

17 persona të arrestuar nga policia, 91 gjoba për mos respektimin e ligjit anti-COVID-19 brenda 24 orëve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, prej tyre 15 aksidente me persona të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu është bërë e ditur se policia ka shqiptuar 1571 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, raporton SuharekaOnline.

91 gjoba janë shqiptuar edhe ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, bëhet e ditur nga polocia.

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka arrestuar 17 persona ku prej tyre një është në vuajte të dënimit, 5 të tjerë në ndalim policor dhe 11 në mbajtje.