5 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Greikoci me 2 raste

05.04.2021

Instiuti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.718 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej […]

5 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Greikoci me 2 raste Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Instiuti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.718 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 512 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka brë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme në Komunën e Suharekës janë: Greikoc (2), Nishor (1), Mushtisht (1) dhe Suharekë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 524 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284.

Numri total i rasteve pozitive është 94.167 raste nga 447.840 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.926 raste të vdekjes.