120 kopje të Kushtetuës para Kuvendit – YIHR kërkon respektim të saj

08.04.2024

Në prag të Ditës së Kushtetuës, organizata jo-qeveritare “Youth Initiative for Human Rights” ka mbajtur aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar respektim të aktit më të lartë shtetëror në raport me të drejtat e njeriut.

120 kopje të Kushtetuës para Kuvendit – YIHR kërkon respektim të saj Foto: Ilustrim

“Sot jemi mbledhë para Kuvendit të Kosovës dhe me veti kemi sjellë 120 kopje të Kushtetutës së Kosovës për 120 deputetë e deputete – jo si dhuratë  e as si dokumente të thjeshta në letër, por si rikujtim i fuqishëm për deputetë e deputetet tona rreth asaj se çka garanton dhe mbron kjo Kushtetutë – vlera të përbashkëta demokratike dhe parime të palëkundura të drejtësisë, barazisë dhe lirisë”, thuhet në komunikatë.

Tutje ata deklarojnë se femicidi, dhuna në baza gjinore dhe seksuale, homofobia po vazhdojnë të jenë prezentë në shoqëri, teksa institucionet po heshtin.

“I bëjmë thirrje çdo deputeti e deputeteje që të dëgjojë qartë thirrjen tonë, të respektojnë betimin e tyre në detyrë dhe të përmbushin detyrat e tyre kushtetuese për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut për të gjithë. Kërkojmë transparencë, llogaridhënie dhe veprim vendimtar përballë padrejtësisë. Ne kërkojmë masa legjislative që çmontojnë sistemet e shtypjes, dhe luftojnë kundër keqpërdorimit të foltores së Kuvendit të Kosovës”, kanë shkruar YIHR.