12 vjeçarja që vdiq në Spitalin e Prizrenit, ishte pranuar dy ditë më parë për trajtim në Repartin e Pediatrisë

19.12.2025

Një vajzë rreth 12 vjeçare L.SH. nga fshati Mushtisht i Suharekës ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Spitalin Rajonal të Prizrenit, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

12 vjeçarja që vdiq në Spitalin e Prizrenit, ishte pranuar dy ditë më parë për trajtim në Repartin e Pediatrisë Foto: Ilustrim

Rasti është raportuar të enjten pasdite, rreth orës 16:00, kur Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën për vdekjen e një pacienteje në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë. Pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se viktima kishte qenë e shtruar për trajtim një natë më herët, ndërsa vdekja e saj ka ndodhur pasditen e së enjtes.

“Me datën 18.12.2025, rreth orës 16:00, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se një paciente kishte humbur jetën në rrethana ende të panjohura në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal në Prizren. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku përgjegjës i repartit, në cilësinë e dëshmitarit, është konfirmuar se viktima, gjinia femërore, rreth 12 vjeçe, ishte pranuar për trajtim më 17.12.2025, rreth orës 23:50, ndërsa më 18.12.2025, rreth orës 15:55, kishte ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Stacionit Policor Prizren, si dhe Njësia e Hetimeve Rajonale. Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit.

“Me urdhër të Prokurorit kujdestar të shtetit, rasti është iniciuar si hetim i vdekjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit. Rasti është kaluar për hetime të mëtejme”, ka shtuar ai.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të rastit./teve1/

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More