114 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 3 në Prizren

10.06.2021

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se aktualisht 114 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19. Prej tyre, 35 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 85 nën asistim të oksigjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 78 pacientë: 19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 64 janë me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të […]

114 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 3 në Prizren Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se aktualisht 114 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19.

Prej tyre, 35 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 85 nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 78 pacientë: 19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 64 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 19 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, asnjë pacient, Klinika e Pediatrisë, asnjë pacient.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 36 pacientë: 16 të konfirmuar pozitivë, 21 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, asnjë pacient, Spitali i Pejës, 19 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, asnjë pacient, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë.