1,108 policë kanë lënë punën, një pjesë e tyre kanë aplikuar për viza

15.02.2022

Kryetari i SPK-së ka thënë se sipas statistikave që ai posedon nga themeli i policisë, 1,108 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje, ku sipas tij një gjë e tillë është shqetësuese. Po ashtu, Zeqiri ka thënë se një pjesë e tyre që kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës kanë aplikuar edhe për viza. “Ka shumë […]

1,108 policë kanë lënë punën, një pjesë e tyre kanë aplikuar për viza Foto: Ilustrim

Kryetari i SPK-së ka thënë se sipas statistikave që ai posedon nga themeli i policisë, 1,108 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje, ku sipas tij një gjë e tillë është shqetësuese.

Po ashtu, Zeqiri ka thënë se një pjesë e tyre që kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës kanë aplikuar edhe për viza.

“Ka shumë zyrtarë policorë që kanë aplikuar për viza dhe janë duke pritur dhe kjo më të vërtetë është shqetësuese”, u shpreh ai.

Në këtë raportim të Zeqirit në Komisionin për Siguri, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj ka thënë se është shqetësuese që stafit civil të policisë sektori privat po ju ofron paga më të larta, dhe sipas tij kjo është edhe njëra ndër arsyet se pse stafi po e lëshon punën në polici.

Gjithashtu, ai ka shtuar se kjo ndodh edhe me sektorin e IT-së në Policinë e Kosovës.