Takimi i koordinimit lokal për siguri, gjendja në Suharekë vlerësohet e qetë

16.10.2024

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunën e Suharekës.

Takimi i koordinimit lokal për siguri, gjendja në Suharekë vlerësohet e qetë Foto: Ilustrim

Ndërkaq për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave ku ka dhënë dhe numrin e tiketave që ka shqiptuar policia si: 514 tiketa dhe 21 urdhëresa të realizuara.

Po ashtu ka treguar për realizimin e Planit operativ “Siguria në Shkolla”.

Ky plan, synon të garantojë një ambient të sigurt për nxënësit dhe stafin e shkollave lokale, parandalimit të aktiviteteve kriminale, zbatimit të rregullave të shkollës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More