1.
2.
Suhareka ndan rreth 25 mijë euro për trajtimin e qenve endacak, do të ju vendosen edhe mikroçipa
16.04.2025
Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese drejt menaxhimit dhe kontrollit qenve endacakë në territorin e saj.
Përmes Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, është iniciuar një projekt me vlerë totale prej 24,500 euro, i cili synon të trajtojë në mënyrë të organizuar këtë çështje të ndjeshme.
Projekti përfshin dy aspekte kryesore të trajtimit të qenve endacakë:
- Trajtimi i 150 qenve endacakë: Kjo fazë fokusohet në kapjen humane të qenve, shënjezimin e tyre, kastrimin ose sterilizimin për të kontrolluar riprodhimin, vaksinimin kundër sëmundjeve të ndryshme, dehelmetizimin për të parazitëve të brendshëm, hospitalizimin për periudhën e nevojshme pas operacionit dhe më pas lëshimin e tyre në ambientet e përshtatshme. Çdo qen i trajtuar në këtë mënyrë do të pajiset gjithashtu me një mikroçip për identifikim të lehtë dhe monitorim në të ardhmen.
- Trajtimi i 50 qenve endacakë: Për një numër më të vogël qensh, projekti parasheh kapjen, kontrollin e detajuar mjekësor dhe, në rastet kur është e nevojshme dhe e justifikuar nga ana mjekësore dhe ligjore, kryerjen e eutanazisë humane. Më pas, qentë e eutanizuar do të groposen në mënyrë të sigurt dhe higjienike.